Lajme
E reja që la Kanadanë për t’u kthyer në vendlindje: Emigracioni s’është fushë me lule
Emigracioni i viteve të fundit, kryesisht i të rinjve, është një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Por, një rast ndryshe vjen nga Korça. Një vajzë e re, e cila e kishte ëndërr të jetonte dhe studionte jashtë, tashmë është kthyer sërish në atdhe.
Kjo është Elena Demçe, e cila tregon edhe arsyet përse vendosi të largohej nga Kanadaja.
“Kanadaja është vend shumë i bukur, por jo për mua, mendoj se Shqipëria ka shumë gjëra për të dhënë, pikë së pari kam unë shumë gjëra për t’i dhënë Shqipërisë, është vend i bukur, thjesht të duhen mundësi të cilat fatkeqësisht nuk ekzistojnë në masë të madhe, por mendoj se në qoftë se të rinjtë punojnë në një mënyrë më të zgjuar, Shqipëria shijohet në shumë mënyra dhe nuk është nevoja për të lënë këtë vend të bukur”, thotë ajo për euronews Albania.
Edhe pse qëndroi më shumë se 4 vjet në Kanada, përshtatja me jetën atje ishte shumë e vështirë për Elenën.
“Kanadaja për mua ishte një vend depresionues, një vend shumë i ftohtë, nuk e gjëja veten në Kanada. Ishte rutina punë shtëpi, gjë që nuk më pëlqente, kur gjeta mundësi të shpëtoja, e rrëmbeva, thashë pse të sakrifikoj nga vetja ime për një jetesë minimale kur diku tjetër nëpër botë, e sidomos në Shqipëri, mund të jetoj ashtu siç dëshiroj. Mua Shqipëria me mbush, me karikon, me karikon në mënyrën energjike, ndihem mirë dhe e lumtur. Jam më e lumtur se ç’kam qenë”, shprehet e reja.
Si një shembull pozitiv për bashkëmoshatarët e saj, Elena thekson se në Shqipëri çdo gjë mund të bëhet, por mungon guximi.
“Kanadaja, Amerika, fushë me lule, por që emigracioni është i vështirë, edhe në Europë, njoh emigrantë që janë rikthyer. Mesazhi im është ky, të punojnë në mënyrë më të zgjuar, jo kaq fort, të vendosin trurin e tyre në punë, mundësi ka pafund, por ka frikë. Ky është mesazhi im, mos keni frikë të guxoni dhe merrni iniciativa”, thotë Elena.
Elena është një nga të rinjtë, të cilët moto të jetës kanë thënien “Guri i rëndë peshon në vend të vet”. Ajo tashmë punon online duke siguruar të ardhura mjaftueshëm për të jetuar në vendlindje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














