Lajme
E quajtën “terrorist” e shpaguan 119 mijë euro
Afrim Zeqiri i shpallur terrorist e kriminel nga ish administrata e UNMIK-ut, u ndje i gëzuar pasi që në konton e tij Gjykata është detyruar t’i zbraz 119 mijë euro
Afrim Zeqiri nga Cërrnica e Gjilanit, i cilësuar si “terrorist gjakftohtë” nga ish-Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK), tashmë mund të ndihet më komod. Për këtë fyerje dhe dy vite që ka kaluar në burg, ai ka marrë një dëmshpërblim në vlerë 119 mijë euro nga drejtësia kosovare.
Por, Zeqiri dhe mbrojtësit e tij nuk do të ndalen me kaq. Ata lëndën do ta dërgojnë deri në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, sepse e konsideron se gjykata kosovare me këtë dëmshpërblim nuk u ka përmbushur ”boshllëkun” që ua ka lënë në shpirt vuajtja në burg dhe etiktimi në masë.
Afrim Zeqiri kishte akuzuar në vitin 2000 se kishte varë me kallashnikovë disa serbë në fshatin Cërnicë të Gjilanit. Kjo nuk ishte vërtetuar asnjëherë, edhe pse me vendim të ish Shefit të UNIMIK-ut ai kishte qëndruar më shumë se dy vjet nëpër burgje.
Avokati mbrojtës Masar Morina ka thënë për “rajonipress” se nga 420 mijë eurot e kërkuara në emër të dëmit material dhe jo material kjo Gjykatë, Afrim Zeqirit ia ka pranuar vetëm 119 mijë euro duke përfshirë këtu edhe kamatën.
Morina tha se këtë shumë Afrim Zeqiri e ka fituar duke llogaritur traumat që ka përjetuar, stresin, vuajtjet fizike e shpirtërore, anën psikike, humbjen e autoritetit, dëmet psikike, vuajtjet në burg, prestigji jetësorë , frikën etj.
Morina tha se pas shumë peripecive, seancave gjyqësore, kontrollimeve mjekësore, shtjellimit të shumë provave, dëgjimit të dëshmitarëve dhe rrëfimit të vet Afrim Zeqirit, tani ndihen më të relaksuar.
“Ne por edhe vet Afrimi e ka thënë disa herë që nuk ka çmim që i paguan peripecitë e tij që i ka kaluar nëpër burgjet e UNMIK-ut, por tek e fundit e kemi edhe një derë hapur për të bërë ankesë në Gjykatën e Strasburgut për të kërkuar vlerën reale që arrin në 420 mijë euro” tha Morina.
Në procesin e Afrim Zeqirit dhe në luftën për kompensim të dëmit ka pasur edhe oferta qesharake dhe fyese. Departamenti i Drejtësisë në Prishtinë (UNIMK) i kishte ofruar Afrimit një pagesë si dëmshpërblim në vlerë të 5842 eurove.
Vet Afrim Zeqiri tha se e ka refuzuar kompensimin e UNMIK-ut sepse ishte fyes dhe jokorrekt.
“Vetëm lotët e nënës sime kanë aq vlerë e mos të flas për pasojat tjera që më montoi UNMIK-u duke më shpallur vrasës dhe kriminel. Kjo njollë nuk hiqet lehtë, por e vërteta që u dëshmua në gjyq megjithatë ishte një rehabilitim shpirtëror për mua dhe familjen time të gjerë”, tha Zeqiri.
Ai është arrestuar më 29 maj 2000 dhe është liruar si i pafajshëm më 11 shkurt 2002. “Terroristi gjakftohtë” tash është i martuar, dhe ka dy fëmijë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










