Shqipëria
E majta në Shqipëri feston Ditën e Çlirimit
Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vendosen kurora në monumentin e “Nënës Shqipëri”
Drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë që janë nga partitë e majta ashtu siç e kanë bërë tashmë traditë një ditë pas ditës së pavarësisë kanë festuar ditën e çlirimit duke bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar të rënët e Luftës Nacional Çlirimtare.
Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vendosen kurora në monumentin e “Nënës Shqipëri”.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kreu në një ceremoni të veçantë homazhet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Petrit Vasili dhe deputetë të tjerë të kësaj partie vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, ndërsa thanë se mbi të gjitha politika duhet të çojë deri në fund amanetin e të rënëve.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












