Lajme
E lë të moshuarin të vdes në rrugë, arrestohet një qytetar në Gjilan
I arrestuari është shofer i kamionetes, i cili nuk u ndal për t’i dhënë ndihmë një të moshuari, që bdiq në rrugë
Policia rajonale e Gjilanit ka arrestuar një person me akuzën se nuk i ka ofruar ndihmë të moshuarit që vdiq në rrugë para disa ditësh. Sipas njoftimit të policisë, personi që është arrestuar, është shoferi i një kamionete, i cili shihet në pamjet e videove që qarkulluan në internet, duke mos ndjerë keqardhje për viktimën.
“Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në bazë të shënimeve dhe video incizimeve të marra me rastin e personit të vdekur më datë 01.07.2017, ku viktima ka vdekur në rrugë, dhe shihet se disa automjete vetëm kanë vazhduar rrugën dhe nuk i kanë ofruar ndihmë personit të sëmurë-shtrirë në rrugë. Është identifikuar njërin nga vozitësit e kamionetës, i cili ka kaluar aty afër dhe nuk është ndalur për të ofruar ndihmë”, thuhet në njoftim.
Personi i identifikuar, sipas Policisë, është thirrur për intervistë dhe në konsultim me prokurorin e çështjes i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nën prezencën e mbrojtësit të tij personal dhe ai akuzohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” në bazë të nenit 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të njëjtit nga ana e prokurorit të shtetit iu ka lëshuar vendimi mbi ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë .
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









