Shqipëria
E kalon vetingun kreu i Kushtetueses në Shqipëri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin që konfirmon në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja. Të premten e 8 qershorit, ky komision zhvilloi seancën dëgjimore, ku u nënvizuan disa probleme në justifikimin e pasurisë së tij, por sot u dha vendimi pozitiv.
Duke evidentuar lidhjet e pastra të kryegjyqtarit kushtetues, si edhe aftësitë profesionale, komisarja Xhensila Pine qëndroi gjatë te pasuritë e tij, kreditë dhe kontratat e borxheve me të afërmit. Pas seancës avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia, nuk i ka kursyer kritikat ndaj komisionit, përcjell albinfo.ch.
Ai kritikoi relatoren e çështjes, Xhensila Pine, për komentet e saj. “Në seancën dëgjimore të datës 8 nga ana e relatores u bë një prezantim në kundërshtim me pozicionin e saj. Është detyrimi i saj që të prezantojë dosjen, jo të bëjë komente. Relatorja bëri komente ndaj dosjes”, ka thënë Haxhia.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










