Futboll
E jashtëzakonshme: Granit Xhaka, i 16-ti në botë
Sukses i madh për futbollistin shqiptar që luan për Zvicrën
Granit Xhaka është renditur i 16-ti në garën për Topin e Artë për edicionin 2023/2024.
Mesfushori shqiptar ishte në mesin e 30 të nominuarve, kurse në renditjen përfundimtare është i 16-ti, transmeton albinfo.ch.
Xhaka në edicionin e kaluar e udhëhoqi Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit në Bundesligë. Leverkuseni e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa u mposht në finale të Ligës së Evropës. “Aspirinat” kishin edicion të jashtëzakonshëm, duke mos pësuar asnjë humbje në kampionatin gjerman.
Xhaka është shqiptari i parë i nominuar për Topin e Artë. Ai është kapiten dhe lider i Zvicrës në futboll.
https://www.lequipe.fr/Football/Actualites/Decouvrez-le-classement-du-ballon-d-or-2024-en-direct/1516861
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









