Futboll
E gjithë bota qesh me festimin e Benjamin Kololli
Ky gjest festimi ka pushtuar mediat ndërkombëtare. «Kololli dove vai?», pyet media italiane «Gazzetta dello Sport». Në gjuhën shqipe: «Kololli, ku shkon ti?» Gjithashtu edhe në britaniken “Sun” dhe mediat boshnjake, ai është një temë.
Sëpari Benjamin Kololli shënoi golin e vetëm të takimit për FC Zürich kundër AEK Larnaca dhe pas festimit u rrëzua në thellësi. Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një artikull gjestit të talentit shqiptaro-zviceran.
“Kololli gjuajti gjakftohtë në anën e djathtë. Shënoi dhe nisi të vrapojë drejt tifozëve të Cyrihut për të festuar sëbashku delirin. Ai kërceu mbi muret e reklamave, më pas mbi një mur betoni. Këtu ndodhi shoku: pas murit të betonit kishte një thellësi më të madhe dhe Kololli u rrëzua disa metra në thellësi. Shumë sekonda ai mbeti i padukshëm, duke shqetësuar lojtarët e ekipit të cilët vrapuan për ta parë. Fatmirësisht ai mbeti i paplagosur,” përcjell albinfo.ch.
“Nuk e pash që aty kishte një gropë,” tha më pas Kololli për median zvicerane “SRF”.
Por ky gjest festimi ka pushtuar mediat ndërkombëtare. «Kololli dove vai?», pyet media italiane «Gazzetta dello Sport». Në gjuhën shqipe: «Kololli, ku shkon ti?» Gjithashtu edhe në britaniken “Sun” dhe mediat boshnjake, ai është një temë.
Për “Tages Anzeiger”, trajneri i FCZ, Ludovic Magnin thotë duke qeshur: “Duhet ta falenderojmë atë, pasi sigurisht goli i tij do ketë tre deri katër milionë klikime në Youtube.” Por më pas bëhet serioz: «Ishte vërtet e rrezikshme, ku fatmirësisht lojtarët e ekipit e ngritën atë përsëri.»
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









