Lajme
Dyshohet që vidhte para në bankat e Kosovës, arrestohet shtetasi i huaj

Është arrestuar një shtetas i huaj, pasi që i njëjti, sipas policisë, dyshohet se kishte tërhequr para kundërligjshëm nga bankomatet e bankave të ndryshme në Kosovë.
Siç raporton policia, këtij përsoni iu kanë sekuestruar 27 kartela të ndryshme bankare dhe po ashtu edhe dëshmi të tjera.
“Dyshohej të tërhiqte para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë, arrestohet shtetasi i huaj, i sekuestrohen 27 kartela të ndryshme bankare të dyshuara të klonuara dhe dëshmi të tjera Më datë 03.09.2022, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, është njoftuar nga njësiti patrullues i stacionit policor Jugu në Prishtinë, lidhur me ndalimin e një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare. Dyshohet se i njëjti me kartela të klonuara ka tentuar ose ka tërhequr para nga bankomatët e bankave të ndryshme në Kosovë”.
Dëshmitë e tjera të cialt janë sekuestruar sipas policisë janë, telefon, 1200 euro para të gatshme, rreth 387.02 funta angleze dhe të tjera.
“Në cilësi të provave dëshmive materiale janë sekuestruar: një telefon celular, një SIM kartel, para të gatshme 1200 euro, rreth 387.02 funte angleze, 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara. Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, bënë të ditur policia.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor