Lajme
Dyshohet për terrorizëm, arrestohet mërgimtarja shqiptare në Itali
Bëhet e ditur se një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar nga policia italiane në Milano.
Mediat italiane kanë raportuar se e arrestuara është B.T. dhe e njëjta pas arrestimit nën dyshimin për terrorizëm është transferuar në burg.
Arrestimi i saj ka ndodhur pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër të lëshuar nga gjykata atje.
Siç raporton media “La Stampa”, 19-vjeçarja ishte e martuar me 21-vjeçarin K.F., i cili në janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi terrorist në Vjenë kishte vrarë katër persona dhe plagosi 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vdekur.
“Gruaja është radikalizuar që në moshën 16-vjeçare dhe njihej si një përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik. Kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, ndërkohë që ishte në kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj”, shkruan La Stampa.it.
Nuk dihet ende roli që ka pasur 19-vjeçarja në organizatën terroriste dhe cilët janë bashkëpunëtorët e saj të mundshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













