Lajme
Dyshohet për katër civilë shqiptarë të vrarë dhe për viktima nga të dyja palët

Civilë shqiptarë dhe policë të vrarë, dhjetëra të plagosur është bilanci i incidentit të sotëm në Kumanovë që po vijon edhe më tej.
Nga burime pranë lagjes ku po ndodh aksioni policor, merret vesh jozyrtarisht për katër civilë të vrarë dhe disa të plagosur.
“Sipas informacioneve që kemi, bëhet e ditur për katër të vrarë, një fëmijë mes tyre dhe se familja gjendet në pjesën e Lagjes së Trimave pranë ambulancës në këtë lagje. Por presim informacioneve më konkrete. Nuk ka hollësi të detajuara se çfarë po ndodhë. Shohim shtëpi në zjarr dhe dëme të mëdha”, theksoi për albinfo.ch, një banor kumanovar.
Kjo lagje është totalisht e bllokuar nga forcat policore dhe nuk lejohen ekipet e gazetarëve dhe ekipet e monitoruesve.
Nga ana tjetër, raportohet për të vdekur edhe në radhët e policisë. Sipas portaleve maqedonase bëhet e ditur për policë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.
Ndërsa deri tani mësohet për 15 të plagosur që janë dërguar në Klinikën e Shkupit dhe se një pjesë e tyre thuhet se ja civilë dhe policë. Por këto lajme nuk janë konfirmuar ende në mënyrë zyrtare.
Banorët kumanovarë theksojnë se janë të shqetësuar dhe terrorizuar nga ky tmerrë që po përjetojnë nga breshëritë e plumbave dhe shtetërrethimi i plotë.
Zona ku po ndodh incidenti është vetëm disa metra larg edhe autostradës së Korridorit 10 që çon nga Kumanova drejt Shkupit. Policia ka bllokuar edhe zonën përreth autostradës dhe se mësohet edhe bllokimi i autostradës.
Të shtënat janë sporadike gjatë orëve të fundit dhe se nuk akoma nuk ka asnjë hollësi zyrtare.
Nga pamjet në lagjen e njohur të “Trimave” apo rrugën “Tode Mendol” kryesisht të banuar me shqiptarë, janë të locuar krismat dhe operacioni.
Në Spitalin e Qytetit janë dëgjuar sirenat e autoambulancave dhe se nga shërbimi emergjent nuk japin hollësi.
Por nga ana tjetër, banorët pranë kësaj lagje dyshojnë edhe në persona të plagosur, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Familja Ajdini nga Kumanova që jeton në rrugën “Tode Mendol” thekson se ka përjetuar tmerrin nga përleshja e mëngjesit të sotëm në Kumanovë.
Familjarët rrëfejnë për Albinfo gjithë tmerrin e përjetuar, por edhe arrestimin e pafajshëm të familjarit të tyre Besnik Ajdini, derisa ishte duke fjetur bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët.
Ajo thekson se për disa sekonda i kanë shpëtuar vdekjes, kur një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në dhomën ku po flinin dhe nga e cila ishin tërhequr disa minuta para shpërthimit.
“Ka ora 5 kemi qenë duke fjet. Vetëm kemi ni krismat në dhomë. Krismat kanë ardhur në dhomë. Jemi çuar nga dhoma dhe jemi strehuar. Krismat sjanë ndal për dy orë. Në ora 09.00 kërkova ndihmë nga policia. I thash ngadal se ka fëmijë, pleq. Na kanë marrë na kanë nxjerrë jashtë. Burrin tim Besnik Ajdini e morën dhe nuk e dijmë nga e kanë çu. Ai në atë moment ka qenë në dhomë”, thekson Lulja, bashkëshortja e Besnikut që është ndaluar nga policia.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski ka konfirmuar për përleshjen e armatosur midis policisë dhe një grupi të armatosur.
“Aksioni policor ka filluar herët në mëngjes, pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës”, theksoi Kotevski.
Ai shtoi deri sa nuk përfundon aksioni, nuk mund të japë informacione për viktima eventuale, të lënduar apo të arrestuar.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri