Kosova
Dyfish më shumë aksidente në Kosovë se në Zvicër
Aksidentet e fundit në Kosovë kanë shkaktuar jehonë të dhimbshme në gjithë vendin, por edhe jashtë tij. Në Kosovë, dy herë më shumë persona vdesin në komunikacion se sa në Zvicër. Policia kosovare ka folur kohëve të fundit rreth shtimit të aksidenteve nëpër rrugët e Kosovës

Situata në rrugët e Kosovës është e rrezikshme. Edhe Qeveria është e vetëdijshme për këtë gjendje. Statistikat e policisë së trafikut të Kosovës tregojnë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, tashmë 57 persona kanë vdekur në aksidentet e trafikut.
Sa për krahasim, në Zvicër, 230 persona kanë humbur jetën gjatë vitit të kaluar si shkak i aksidenteve rrugore. 14 më shumë se në vitin 2016, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Këto shifra bazohen në statistikat e komunikacionit rrugor të Zyrës federale zvicerane të rrugëve. Por, në Zvicër jetojnë 8.4 milionë banorë, ndërsa në Kosovë 1.8 milionë. Krahasuar me Zvicrën, në Kosovë shkaktohen dyfish më shumë aksidente fatale.
Arsyeja nuk është vetëm në rrugët e dobëta dhe me shenja të pamjaftueshme. Automjetet në përgjithësi janë në gjendje të keqe dhe në asnjë mënyrë nuk i plotësojnë kërkesat e zyrave zvicerane të komunikacionit rrugor. Përdorimi i gomave të konsumuara nuk është veprim i pazakonshëm.
Dimensionet më tragjike jan$AB japë verës kur shumë shqiptarë nga diaspora udhëtojnë me veturat e tyre në vendlindje dhe trafiku rritet në mënyrë dramatike.
Sigurimi zviceran i veturave TCS në ueb faqen e saj ka paralajmëruar se “karta e gjelbër (karta ndërkombëtare e sigurimit për automjetet) në Kosovë nuk njihet”. Pra, kush udhëton në Kosovë me veturën e tij, e bën këtë pa mbulim të sigurimit. Vlen të kontaktoni kompaninë tuaj të sigurimit të automjeteve para se të udhëtoni në Kosovë dhe të pyesni për rregulloret, shkruan më tej gazeta zvicerane.
Edhe Ministria zvicerane e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar: “Rrugët shpesh janë në gjendje të keqe dhe nuk rekomandohet të ngisni veturën gjatë natës”.
Kujdes këshillohet edhe kur merret ndonjë veturë me qera: Nëse merrni me qera një veturë tek Avis në Zvicër, nuk mund të udhëtohet në Kosovë me të.
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor