Sport
Dy “zviceranizuesit” e mëdhenj të futbollit
Katër shqiptarët: Shaqiri, Xhaka, Bunjaku e Mehmedi janë inkuadruar në kombëtaren e Zvicrës në epokën Hitzfeld-Gilliéron

Asnjë trajner i kombëtares së Zvicrës deri më tash nuk ka arritur atë që e ka realizuar trajneri aktual, shtetasi gjerman Ottmar Hitzfeld. Ai “i ka bërë zviceranë” një numër të madh futbollistësh me prejardhje të huaj, duke i angazhuar ata në përfaqësuesen zvicerane të futbollit.
Tre shqiptarët nga Kosova: Shaqiri, Xhaka e Bunjaku, shqiptari nga Maqedonia Admir Mehmedi janë inkuadruar në kombëtaren e Zvicrës në epokën e Hitzfeldit (Behrami e Xhemaili ishin edhe më parë), pastaj Emeghara, Ben Khalifa, Sonstanzo, Gavranovic.
Që të gjithë, duke luajtur së paku nga një ndeshje zyrtare për SFV (Federata Zvicerane e Futbollit), e kanë lidhur fatin e tyre definitivisht me Zvicrën, shkruan 20minuten.ch. Dhe kjo, vazhdon gazeta, nuk është e vetëkuptueshme: vetëm para pak vitesh SFV kishte lëshuar nga duart talente si Mladen Petric dhe Ivan Rakitic, të cilët ishin përcaktuar të luanin për Kroacinë, apo Zdravko Kuzmanovic, për Serbinë.
“Si përgjigje ndaj kësaj, ne i kemi shtuar përpjekjet për të përfituar lojtarët si këta”, thotë kryetari i SFV-së, Peter Gilliéron. Por, saktëson ai: ajo që ne nuk e kemi bërë asnjëherë është t`i ofronim para dikujt , për ta joshur që të luajë për Zvicrën”.
Në vazhdim artikulli bën një paralele me filmin e famshëm satirik zviceran “Die Schweizermacher” (Bërësit e zviceranëve) nga viti i largët 1978. Ky film parodizon dy zyrtarë tejet të zellshëm të zyrës për dhënien e shtetësisë zvicerane shtetasve të huaj.
Ngjashëm me ta, vorpojnë edhe Hitzfeld dhe Gilliéron; ata “zënë pritën” dhe nuhasin pas talenteve të rinj, të cilët i bëjnë përfundimisht “zviceranë futbolli”. fakti se kombëtarja gëzon prestigj të lartë te secondot, ka të bëjë edhe me sukseset e saj: Zvicra ka marrë pjesë në katër kampionatet e fundit evropiane e botërore radhazi, dhe ka zhvilluar lojë atraktive.
Dy “zviceranbërësit” Hitfeld dhe Gilliéron shpresojnë që kombëtarja e tyre nuk do të mungojë edhe në kampionatin e pestë të radhës, në Evropianin që mbahet në vitin 2012. Për këtë asaj i duhen së paku edhe dy fitore në ndeshjet kualifikuese të radhës: me Uellsin dhe me Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini