Bota
Dy të vdekur nga zjarri në pyll, në Greqi
Dy zjarrfikës janë plagosur lehtë gjatë aksionit të fikjes së zjarrit, thonë në departamentin e zjarrfikësve
Zjarri që ka rënë në një pyll në Greqi ka lënë të paktën dy të vdekur, thonë autoritetet. Ky zjarr është aktiv pranë qytetit të Korinthit në Peloponez. Disa qindra zjarrfikës si dhe avionë dhe helikopterë zjarrfikës janë mobilizuar në detyrë, transmeton albinfo.ch. Sipas autoriteteve, të vdekurit me siguri ishin banorë vendas që ishin raportuar të zhdukur.
Sipas raportimeve të mediave, trupat e djegur të burrave u gjetën pranë fshatit Elliniko. Dy zjarrfikës janë plagosur lehtë me këtë rast, thonë në departamentin e zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve AFP.
Zjarri pranë qytetit të Korinthit, 140 kilometra në perëndim të Athinës, shpërtheu të dielën dhe u përhap me shpejtësi nga erërat e forta. Në njoftimin nga Departamenti i zjarrfikësve thuhet se flakët ishin “të vështira për t’u vënë nën kontroll”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste








