Shqipëria
Dy të vdekur në një aksident trafiku te Mali i Robit
Dy familjarë, nusja dhe vjehrri kanë mbetur të vdekur, ndërsa një fëmijë 8-vjeç i lënduar është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.
Dy persona kanë vdekur dhe një fëmijë është lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Malit të Robit. Dyshohet se një makinë ka goditur disa këmbësorë skaj rrugës.
Dy familjarë, nusja dhe vjehrri kanë mbetur të vdekur, ndërsa një fëmijë 8-vjeç i lënduar është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit. “Rreth orës 07:40, tek Mali i Robit, në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasoja vdekjeprurëse.
Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar për vdekje 2 shtetas, vjehrrin dhe nusen. Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8-vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












