Lajme
Dy të tretat e diplomatëve në Bernë nuk i paguajnë gjobat e trafikut
Falë imunitetit të tyre diplomatik, nuk ka pasoja për ta edhe nëse i injorojnë gjobat që u vijnë në adresë
Rreth 1.500 gjoba u janë shqiptuar diplomatëve në Bernë vitin e kaluar. Vetëm një e treta e këtyre gjobave të trafikut janë paguar. Qyteti në këtë mënyrë është dëmtuar për dhjetëra mijëra franga.
Në Zvicër, gjobat e shqiptuara u dërgohen diplomatëve. Por, nëse nuk bëhet pagesa, kjo nuk ka pasoja. Kjo, pasi që përfaqësuesit e vendeve të tyre në Zvicër, i mbron imuniteti i tyre diplomatik.
Makina mund të aksidentohet, të parkohet gabimisht etj., dhe kjo mund t`i kushtojë shumë secilit që i ndodhin gjëra të tilla të pakëndshme. Por, 800 diplomatët që përfaqësojnë vendet e tyre në Bernë, nuk duhet të shqetësohen për këtë, shkruan gazeta e Bernës “Der Bund”.
Falë imunitetit të tyre diplomatik, nuk ka pasoja për ta edhe nëse i injorojnë gjobat që u vijnë në adresë. Shumica e diplomatëve duket se janë të vetëdijshëm për këtë fakt: vetëm një e treta prej tyre kanë paguar gjobat në trafik që kanë marrë vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, qyteti i Bernës ka humbur mbi 70.000 franga në vitin 2019.
Megjithatë, statistikat tregojnë se diplomatët janë përmirësuar në krahasim me vitet e mëparshme, përcjell albinfo.ch. Për shembull, në vitin 2010, ishin paguar më pak se dhjetë për qind e gjobave të shqiptuara.
Arsyeja për mbrojtjen ligjore, e cila veç tjerash mbron diplomatët nga gjobat e trafikut, është Traktati i Vjenës për marrëdhëniet diplomatike. Ai thotë se nuk lejohet ndjekja penale për shkelje të caktuara të rregullave të trafikutr nga makinat e ambasadave .
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










