Shkurt.ch
Dy të plagosur pas dy përleshjeve të dhunshme
Përleshjet e dhunshme që ndodhën në dy lokacione të ndryshme në Bazel, gjatë natës së shtunë dhe të diel, kanë lënë dy të plagosur.
Dy persona u plagosën, nga të cilët njëri rëndë, në përleshjet e dhunshme që ndodhën në dy lokacione të ndryshme në Basel. Mediat zvicerane flasin për një maqedonas 25 vjeç, i cili sipas informacioneve të fundit është plagosur rëndë në kokë. Ndërsa një 31-vjeçar portugez është therur me thikë, pasi që kishte tentuar të ndërhyjë në një tjetër përleshje të dielën në mëngjes.
Të dielën, menjëherë pas orës 02:00, mediat raportojnë se ka shpërthyer një luftë, në të cilën njëzet persona ishin të përfshirë. Maqedonasi 25 vjeç ka marrë një goditje të rëndë në kokë dhe qëndronte i shtrirë në tokë, i cili është dërguar urgjentisht në spital më pas. Sipas dëshmitarëve, thekson shtypi, sulmuesi ishte një shqiptar.
Ndërsa para orës 07:00 po të njëjtës natë, në një pjesë tjetër të Bazelit, një portugez 31 vjeç kishte tentuar të ndërhyjë në një mosmarrëveshje mes dy të huajve dhe shoqëruesve të tij. Ai është sulmuar dhe është therur me thikë. Sulmuesi pastaj ka ikur. Edhe këtu, sipas deklaratave të viktimës, sulmuesi ishte shqiptar. Hulumtimet kanë mbetur të pasuksesshme dhe policia është në kërkim të dëshmitarëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











