Shkurt.ch
Dy të burgosur i vënë zjarrin burgut të Gjenevës
Rreth 200 të burgosur të burgut Champ-Dollon është dashur të evakuoheshin përkohësisht në një sektor tjetër
Dy të burgosur në burgun Champ-Dollon të Gjenevës i kanë vënë zjarrin qelisë së tyre, me ç`rast kanë pësuar djegie të rëndë. Si pasojë e vënies së zjarrit, rreth 200 të burgosur është dashur të evakuoheshin përkohësisht në një sektor tjetër.
Burgu Champ-Dollon, ndër më të mëdhenjtë në Zvicër prej kohësh është bërë i njohur me mungesën kronike të hapësirave. Ndonëse burgu zyrtarisht ka vend për 370 të burgosur, në fillim të janarit aty ishin vendosur dy herë më shumë se kaq. Mungesa e hapësirës shkakton edhe tensione në mes të të burgosurve dhe personelit.
Shpresohet se me zgjerimin e ndërtesave të këtij burgu, që pritet të bëhet së shpejti do të krijohet më shumë hapësirë jetese dhe do të ulen tensionet.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











