Lajme
Dy të burgosur arratisen nga Smrekovnica
Sipas Policisë, dy të burgosurit janë arratisur nga burgu i Smrekovnicës afër Mitrovicës. Policia ka shpallur fletarrest për ta
Dy të burgosur kosovarë të cilët po e vuanin dënimin në Burgun e Smrekovnicës afër Mitrovicës, janë arratisur nga burgu, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas një njoftimi zyrtar, dy të burgosurit janë arratisur, njëri më 2 ndërsa tjetri më 8 gusht, ndërsa Policia iu është vënë pas gjurmëve të tyre.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë gazetës “Zëri”, se njëri prej të burgosurve është nga komuna e Gjilanit, ndërsa për të arratisurin tjetër nuk ka dhënë informacion.
“Është e vërtet se dy persona të privuar nga liria janë arratisur nga burgu i Smrekovnicës dhe janë ende në arrati, ndërkohë që policia ka fletëarrest për ta dhe është në kërkim të tyre”, tha toger Hoti, sipas të cilit, akoma nuk dihet mënyra e arratisjes së tyre.
Njëri nga të arratisurit, sipas Policisë, ka qenë në vuajtje të dënimit për grabitje, ndërkaq akuza e të arratisurit tjetër nga është konfirmuar.
Ndryshe, Burgu i Smrekovnicës për disa vite nuk ka qenë në funksion, pasi që në të kanë qenë të dislokuar trupat ndërkombëtare. Ai është një burg ndërmjet Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërsa me herët është konsideruar gjysmë i lirë, për faktin se shumica e të burgosurve që janë transferuar aty, kanë qenë ata që e ka në përfunduar minimum dy të tretat e vuajtjes së dënimit.
Madje shumica e të burgosurve të Smrekovnicës, kanë shfrytëzuar vikendet për vizitë në familje.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










