Tematike
Dy shqiptarë dhe një zviceran marrin çmimin “Prix Courage” për guxim
Në mesin e kandidatëve për këtë çmim ka qenë edhe Hysen Tahiri i cili kishte shpëtuar një grua duke e nxjerrë nga automobili që po digjej
Dy të rinj shqiptarë dhe shoku i tyre zviceran janë fitues të çmimit “Prix Courage”, më të lartit që ndahet në Zvicër për guxim qytetar dhe humanitet. Çmimi, të cilin e ndan revista “Beobachter, është dorëzuar mbrëmë, për të 15 herë me radhë, në një solemnitet të mbajtur në Bernë.
© Beobachter.ch
Tre tinejxherët: Shqiprim Olluri dhe Dines Xhaferi nga fshati Badasingen i Thurgaut dhe Ramon Amrhein nga Pfäfikoni i Cyrihut, kanë fituar çmimin e lartë për guximin dhe vetëmohimin e treguar duke i shpëtuar jetën një babai 46 vjeçar të dy fëmijëve, i cili po mbytej në ujët e lumit Rajna në Diesenhofen.
Çmimet i ka ndarë deputetja e SP-së në Dhomën e kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, dhe ish kryetare e parlamentit, Pascale Bruderer.
“Ndërkohë që të tjerët bënin sehir dhe nuk ndërmerrnin asgjë, Shqiprimi, Ramoni dhe Dinesi vepruan për të shpëtuar një jetë njeriu. Këta tre të rinj kanë merituar çmimin “Prix Courage”. Ata i japin një fytyrë rinisë së përgjegjshme dhe të gatshme për ndihmë. Një fytyrë që dallon aq shumë për të mirë, në krahasim me kryetitujt negativë, që tepër shpesh u kushtohen të rinjve” ka thënë Bruderer në cilësinë e kryetares së jurisë.
Tre të rinjtë, bashkë me çmimin fitojnë 25 mijë franga. Ndërsa çmimi i publikut në këtë solemnitet i është ndarë 95 vjeçarit Rolf Sigg, i cili 30 vjet më parë kishte themeluar organizatën “Exit”. Ky çmim ka vlerën 10 mijë franga.
© Beobachter.ch: Kandidati për çmimin “Prix Courage”, Hysen Tahiri
Në mesin e kandidatëve në rrethin e ngushtë për çmimin “Prix Courage” ka qenë edhe shqiptari tjetër, taksisti nga Biel-Bienne Hysen Tahiri. Ai kishte shpëtuar një grua duke e nxjerrë nga automobili që po digjej në autostradë.
Dinesi e Shqiprimi 15 vjeçarë dhe Ramon 16 vjeç, ishin takuar në një paradite të nxehtë të gushtit të vitit 2011 për të kërcyer nga ura 8 metra e lartë mbi Rajnë, që bashkon Diesenhofenin e Zvicrës me Gailingenin gjerman. Pasi kishin dëgjuan një klithje nga lumi, ata kishin parë një notues, të cilin, e kishte kapur paniku nga një ngërç që kishte përjetuar.
Pa pritur asnjë sekondë, Ramon dhe Dines kërcejnë menjëherë në ujërat e lumit për të ndihmuar njeriun që po mbytej. Ata dy së bashku ia dolën që ta tërheqin rreth 20 metra drejt bregut, kundër rrjedhës së lumit, gjermanin 46 vjeçar. Në breg ata i priste Shqiprim Olluri i cili ndërkohë kishte alarmuar shpëtimtarët për ta nxjerrë të shpëtuarin në breg.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente









