Bota
Dy shpërthime në Kabul, dhjetëra viktima mes tyre edhe gazetarë
Dy shpërthime në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul kanë marrë 25 jetë njerëzish, duke vrarë edhe disa gazetarë, përfshirë kryefotoreporterin e AFP-së, Shah Marai.
Sulmi i parë u realizua nga një kamikaz me motoçikletë, ndërsa i dyti, rreth 15 minuta më vonë, shënjëstroi turmën e njerëzve të mbledhur në vendngjarje, bashkë me reporterët që po mbulonin lajmin, shkruan TCH.
Përgjegjësinë e shpërthimeve e ka marrë përsipër shteti islamik.
Përmes një mesazhi në Twitter, AFP-ja e bëri të qartë se cili është qëndrimi i saj mbi episodin e dhunshëm: Shpërthimi i dytë, thotë agjencia prestigjoze, e ka shënjëstruar qëllimisht grupin e gazetarëve.
Atentatori vetëvrasës ishte hequr si reporter dhe e ka hedhur veten në erë pikërisht me t’u ndodhur pranë tyre, në mesin e njerëzve të mbledhur pas sulmit të parë, citon ajo nje zedhenes te policise.
Radio Europa e Lirë konfirmoi se në këtë sulm u vranë edhe dy gazetarë të saj, Abadullah Hananzai dhe Moharram Durrani.
Hananzai, i cili përdorte vetë edhe kameran, ishte duke punuar këto kohe mbi një histori të lidhur me narkotikët, ndërsa Durrani ishte angazhuar me programin e përjavshëm të grave.
Një tjetër gazetar i kësaj radioje, Sabwoon Kakar, mbeti i plagosur. Në total, mes të vdekurve janë të paktën 8 reporterë dhe katër efektive policie.
Vetë ISIS-i, në deklaratën e shpërndarë përmes agjensisë së vet të lajmeve Amaq, pretendon se objektivi i goditjes kanë qenë zyrat e shërbimeve të inteligjencës, të ndodhura në lagjen Shashdarak që strehon edhe një kompleks të NATO-s e Ministrine e Brendshme.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











