Shqipëria
Dy shpërthime gjatë natës në Gjirokastër e Vlorë
Dy shpërthime kanë ndodhur gjatë natës në Vlorë dhe Gjirokastër. Policia shqiptare ka njoftuar se në lagjen “Dunavat i dytë” në qytetin e Gjirokastrës është vendosur tritol në shtëpinë e Gentian Litit.
Një person ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i eksplozivit. “Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L., në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L., 34 vjeç (i biri i shtetasit A.L.), si dhe ka dëmtime materiale të banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në qytetin e Vlorës, rreth orës 02:10, në lagjen “10 Korriku”, i është vendosur lëndë eksplozive një automjeti. Policia thekson se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit, por deri tash nuk dihen motivet e shpërthimit.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












