Lajme

Dy raste Omicron u zbuluan në Vaud

Përveç një rasti në Bazel, dy në Gjenevë dhe një në Bernë, që janë zbuluar deri më tani këtë javë, dy infeksione të reja me variantin u gjetën gjithashtu në Shkollën Ndërkombëtare në Founex, Vaud, midis studentëve që u kthyen së fundmi nga Afrika e Jugut, transmeton albinfo.ch.

Si rezultat, 2000 persona, përfshirë studentë dhe staf, janë vendosur në karantinë.

Pesë rastet janë të vetmet të zbuluara në Zvicër që nga mbrëmja e së enjtes, por autoritetet thanë se më shumë ka të ngjarë të gjenden ditët në vijim.