Lajme
Dy punëtorë të vdekur dhe një i zhdukur, nga shembja e një grope ndërtimi në Feusisberg SZ
Nxjerrja e viktimave do të marrë më shumë kohë. Vetëm kur rreziku për shpëtimtarët të përjashtohet, mund të vazhdohet kërkimi për personin e tretë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Feusisberg, kantoni Schwyz, pak pas orës 10:00.
Sipas prononcimit të një oficeri të Policisë (Michael Marty) Kantonale Schwyz, për SRF News, një mur i vjetër betoni është shembur dhe ka varrosur tre persona, transmeton albinfo.ch. Dy punëtorë humbën jetën dhe një i tretë është ende i zhdukur.
Sipas zyrtarit policor në fjalë, nuk ka shenja jete të personit të tretë. “Shpresë ka ende por është e vogël”.
Gropa duhet të stabilizohet
Për arsye sigurie, shpëtimi i viktimave do të marrë më shumë kohë. Marty: “Stabilizimi i gropës së gërmimit është një sfidë e madhe për momentin”. Vetëm kur rreziku për shpëtimtarët të përjashtohet, mund të vazhdohet kërkimi për personin e tretë në gropë.
Marty shpreson se kjo do të jetë e mundur në mbrëmje, përcjell albinfo.ch. Me ndihmën e ekspertëve të ndërtimit, tani po hapet një gropë e dytë gërmimi nga pjesa e pasme.
Disa shërbime shpëtimi dhe zjarrfikëse, kompania zvicerane e sigurimit të aksidenteve Suva, ekipi i kujdesit dhe inspektorati i punës i kantonit Schwyz, policia kantonale dhe prokurori publik i kantonit Schwyz janë në detyrë.
(Foto: SRF)
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














