Shkurt.ch
Dy proksenetë hungarezë dënohen me burgim
Të hënën, dy shtetas hungarezë janë dënuar për proksenetizëm nga gjykata e Cyrihut
Një hungarez 41-vjeçar është dënuar dje nga Gjykata e Rrethit të Cyrihut me 7 vjet e gjysmë burgim për trafikim të qenieve njerëzore, ndërsa djalit të tij, 23-vjeçar, i është shqiptuar dënimi prej tre vjet e gjysmë burgim për nxitje të prostituimit.
Babai, një shef i një fisi romësh, i mohon faktet. Ai ka refuzuar të shprehet gjatë procesit. Dënimi i shqiptuar ndaj tij bazohet mbi akte të trafikimit të qenieve njerëzore, të inkurajimit të prostitucionit, dhunës seksuale si dhe lëndime fizike.
Përpos dënimin prej 900 frangave zvicerane, personi i dënuar duhet t’ia kthejë 88.000 franga Kantonit të Cyrihut, para këto të fituara në mënyrë ilegale falë prostitucionit.
Tri gra kanë qenë viktima të proksenetëve në fjalë. Ai i ka cenuar ato duke i goditur, dhe madje njërës prej tyre i ka shkaktuar dhunë seksuale.
Prokurori pati kërkuar një dënim prej 11 vjetësh kundër shefit të fisit në fjalë, kurse avokati mbrojtjes e ka kërkuar lirimin e tij.
Mes pranverës 2009 dhe qershorit 2010 prokseneti i ka «blerë» tri hungareze dhe i ka dërguar ato rrugëve të Cyrihut. Nëpërmjes prostituimit të këtyre grave, personi në fjalë i ka fituar 150.000 franga, të cilat i ka dërguar në Hungari.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













