Shqipëria
Dy persona humbin jetën nga akisdenti në aksin Kamëz-Fushë Krujë
Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme, si pasojë e aksidentit që ndodhi në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Tapizës.
Një veturë e tipit Audi, që drejtohej nga 34-vjeçari E.H., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur disa here, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe shtetasja 28-vjeçare Rr.Gj., ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe dy shtetase të tjera, që ndodheshin në veturë.
Këto të fundit janë transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor, që po hetojnë për shkaqet e aksidentit me pasoja fatale.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












