Lajme

Dy këshilltarë të Romandisë vizitojnë Kosovën dhe Bosnjën

Të hënën dhe të martën e kaluar presidentët e qeverive të kantonit të Jura-së dhe të Neuchâtel-it, Charles Julliard dhe Alain Ribaux, vizituan trupat zvicerane në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë

Ata ishin të përcjellë nga gazetarët L’Impartial/L’Express, të cilët do të prezantojnë një reportazh në fund të kësaj jave.

Charles Julliard dhe Alain Ribaux vizituan të hënën dhe të martën trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Presidentët e qeverive të  Jura-së dhe Neuchatel-it ishin të ftuar nga kreu i Ushtrisë, komandanti i Korpusit, André Blattmann.

E pranishme në Kosovë që nga viti 1999, ushtria zvicerane Swisscoy kontribuon në misionin ndërkombëtar të mbështetjes së paqes që i janë dhënë Forcës së Kosovës (KFOR). Kontingjenti zviceran në Kosovë është i mbështetur nga më shumë se 200 persona