Dy kërcënime me bombë shqetësojnë banorët e Cyrihut
Njëri kërcënim ishte bërë në ndërtesën e Shtëpisë Botuese Ringier Ag dhe tjetri në Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut
Dy alarme bombash kanë shqetësuar dje qytetarët e Cyrihut. I pari, rreth orës 15.30, ishte kërcënimi që i ishte bërë shtëpisë botuese Ringier Ag, e cila boton, veç tjerash edhe gazetën “Blick”.
Sipas këtij alarmi që doli i rremë, një bombë ishte vendosur në garazhin e veturave në bodrum, shkruan blick.ch.
Policia ka evakuuar të 350 punëtorët sa gjendeshin në ndërtesë dhe, pasi ka konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm, rreth orës 18 ka lejuar sërish hyrjen e tyre.
Më vonë, po këtë pasdite, një kërcënim tjetër me bombë kishte alarmuar përgjegjësit e Stacionit Kryesor Hekurudhor të Cyrihut. Sipas kërcënimit, një masë eksplozive ishte vendosur në katin e mesëm të stacionit. Pas kontrollimit të hollësishëm nga policia speciale, nuk është gjetur asnjë objekt i dyshimtë.
Me gjithë kërcënimin, orari i qarkullimit të trenave ka rrjedhur në mënyrë të rregullt.
Javën që shkoi, disa kërcënime me bomba kanë krijuar pasiguri te banorët e disa qyteteve zvicerane. Të enjten dy kërcënime ishin bërë në Gjenevë respektivisht në Soloturn. Të dy kërcënimet dolën të rrejshme.
Po ashtu dy kërcënime të rrejshme me bombë janë shënuar të hënën që shkoi edhe në kantonin e Valisit.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











