Lajme
Dy gjykata në Zubin Potok, nën okupim të strukturave paralele
Informata i është adresuar kreut të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci

Në adresë të EULEX-it ka ardhur një shkresë, që bën fjalë për okupimin që kanë nisur strukturat paralele serbe në veri të shtetit. Sipas shkresës del se është okupuar objekti i dy gjykatave, i Gjykatës Komunale dhe i asaj për Kundërvajtje në Zubin Potok.
Informata i është adresuar këtë të martë kreut të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.
Në shkresë, siç shkruan “Koha Ditore”, theksohet se ky okupim është bërë me qëllim të shndërrimit të kësaj ndërtese në njësi të mjekësisë familjare.
“Sipas burimeve të mia, shndërrimi i kësaj ndërtese është bërë në bazë të vendimit nga strukturat paralele serbe të Kosovës, por as unë personalisht e madje as Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk jemi informuar zyrtarisht për ndonjë vendim të tillë”, thuhet në shkresën e Pecit për de Marnhac, dhe e cila u është përcjellë edhe përfaqësuesve të vendeve të Quintit.
“KGJK është i vetmi autoritet në Kosovë që është përgjegjës për qeverisjen, menaxhimin dhe administrimin e gjykatave të Kosovës – të gjitha gjykatave në Kosovë.
Ne fuqishëm e kundërshtojmë shpronësimin ilegal të kësaj prone”.
Ndërtesa e gjykatës në Zubin Potok ka qenë funksionale deri në shkurt të vitit 2008 dhe në të gjenden lëndë. Në shkresën e kreut të KGJK-së thuhet për këto lëndë, se ato duhet të ruhen me çdo kusht. Po kështu theksohet se çfarëdo shpronësimi i pronës duhet të bazohet në ligj dhe ai të ndërmerret nga institucionet e
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri