Lajme
Dy aktorët e famshëm preken nga koronavirusi gjatë xhirimeve në Australi
Çifti amerikan kishte qenë në Bregun e Artë, ku Hanks ishte duke punuar në një film për jetën e Elvis Presley.
Aktori fitues i çmimit Oscar, Tom Hanks, ka zbuluar se ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, kanë dalë pozitivë pas testimit me koronavirus në Australi.
Hanks dhe Wilson, të dy 63 vjeç, kanë kërkuar ndihmë të mjeku pasi patën simptomat e të ftohtit në Queensland, shkroi aktori në Instagram, përcjell albinfo.ch.
Tom Hanks dhe gruaja Rita Wilson janë shpallur pozitivë me koronavirus. Aktori dhe gruaja e tij ishin në Australi për të prodhuar një film Baz Luhrmann për Elvis Presley dhe kur u testuan, dolën pozitivë. Hanks dhe gruaja e tij – gjithashtu një aktore – janë të famshmet e para që kanë zbuluar se janë prekur nga epidemia. “Ne jemi në izolim”, tha aktori: “Ne do t’ju njoftojmë.”
“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim një ftohje dhe disa dhimbje të muskujve”, shkroi Hanks. “Rita kishte të dridhura që erdhën dhe shkuan. Edhe ethe të buta. Për të bërë gjënë e duhur, siç është e nevojshme këto ditë, dhe me protokollet që duhet të ndiqen, ne do të testohemi dhe izolohemi për aq kohë sa është e nevojshme për shëndetin dhe sigurinë publike“.
Wilson kishte dhënë koncerte në Brisbane dhe Shtëpinë e Operës në Sidnej javën e kaluar dhe gjatë fundjavës. Implikimet e testit pozitiv të Hanks janë potencialisht të mëdha.
Tom me diabet, Rita me kancer – Nuk është hera e parë që çifti përballet me një problem shëndetësor. Tom Hanks në vitin 2013 rrëfeu gjatë një transmetimi në TV se vuante nga diabeti i tipit 2. Një gjendje që prej asaj kohe nuk fshihet më dhe në të vërtetë, përmes rrjeteve sociale, gjithmonë i ka azhurnuar fansat e saj. Rita gjithashtu kishte probleme serioze, në vitin 2015 ajo u diagnostikua me kancer të gjirit: “Unë kisha frikë të vdisja”, pranoi kohë më vonë në një intervistë. “Jam bekuar me dashurinë e burrit tim që kam pasur gjithmonë pranë meje”, tha ajo atëherë.
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










