Lajme
Dy aksione humanitare të shoqatës “Dora e Vendlindjes”
"20 paketime rrobash për dy shtëpitë e pleqve në Kosovë" dhe "700 libra për shkollat në Kosovë" titullohen aksionet e shoqatës me seli në Cyrih
Shoqata “Dora e Vendlindjes”, e cila funksionon prej disa vitesh në Cyrih, me punën e saj të heshtur dhe me përkushtimin e saj, deri më tash ka zhvilluar një sërë aksionesh bamirësie, duke dhënë kontributin në fusha të ndryshme të jetës në Kosovë. Ajo, me përkrahjen e miqve te saj zviceranë, këtë fillim viti ka nisur dy aksione ndihme.
Duke ditur gjendjen jo të mirë në shtëpitë e pakta të pleqve në Kosovë, “Dora e Vendlindjes” ka menduar të ofrojë ndihmesën e saj. Ajo ka vendosur të dhurojë 20 paketime me veshmbathje për dy shtëpitë e pleqve në Kosovë me rastin e fillimit të vitit 2015. Ndihmat, 20 paketime me rroba, do të shkojnë për banorët e shtëpive të pleqve në Skenderaj dhe në Istog.
Këto veshmbathje janë duke u mbledhur në Zvicër, në aksionin e gjashtë me radhë të kësaj shoqate, të titulluar “20 paketime me rroba për dy shtëpitë e pleqve në Kosovë”.
Sipas ligjeve në Kosovë, në shtëpitë e pleqve kanë të drejtë të strehohen vetëm ata që nuk kanë askënd nga familja e ngushtë që mund t`i strehojë dhe të kujdeset për ta. Prandaj DeV ka vendosur që banorëve të këtyre shtëpive t`ua bëjë një dhuratë modeste në shenjë përkujdesjeje dhe respekti. Për transportin e këtyre ndihmave kujdeset firma transportuese „Abedini Transport“, e cila ka ofruar një çmim të volitshëm për shërbimin që ka marrë përsipër.
Shoqata njofton se disa nga anëtarët e saj, së bashku me miqtë e tyre zviceranë, do të udhëtojnë për në Kosovë gjatë muajit qershor 2015, me rastin e Ditës së Paqes, 12 qershorit. Me atë rast ata do të vizitojnë shtëpitë e përmendura të pleqve në Gurakovc dhe në Skenderaj, ku do të kenë kënaqësinë të takojnë banuesit e tyre.
Aksioni përfundon më 25 janar 2015.
Aksioni i dytë i shoqatës “Dora e Vendlindjes” ka një karakter simbolik dhe lidhet me përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kjo shoqatë, për nder të 17 Shkurtit dhuron 700 libra për shkollat në Kosovë. Këta libra janë duke u mbledhur në Zvicër, në aksionin e shtatë me radhë, të titulluar “700 libra për shkollat në Kosovë“.
Ky aksion është organizuar për nder të shtatëvjetorit te pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Edhe këtë aksion, shoqata e zhvillon me ndihmën e miqve të saj zviceranë. Përfituese janë shkollat: “Abdullah Shabani”, “Migjeni”, “Jusuf Rexha”, “Fazli Grajqevci”, “Shaban Idrizi”, “Bedri Gjina” “Ismail Qemaili” dhe gjimnazi “Frang Bardhi”. Transportin, sikurse edhe në aksionin e parë, e siguron firma transportuese „Abedini Transport“
Po ashtu disa anëtarë të kësaj shoqate, së bashku me miqtë zviceranë, të cilët do të udhëtojnë për në Kosovë gjatë muajit qershor 2015, me rastin e ditës së paqes, 12 qershorit, do të vizitojnë disa nga shkollat për të cilat janë dhuruar librat.
Aksioni për dhurimin e librave përfundon më 5 Shkurt 2015.
Ndërsa ata që duan të përkrahin shoqatën, gjegjësisht dy aksionet e saj aktuale njoftohen se ajo është e regjistruar në organet kompetente të Zvicrës dhe ka një xhirollogari në postën zvicerane. Adresa: Dora e Vendlindjes, 8000 Zürich PC.60-384472-7. Mjetet e grumbulluara do të përdoren ekskluzivisht për shpenzimet e transportit.
Të gjithë ata që duan të dinë më shumë rreth shoqatës, dhe aksionit mund të paraqiten në adresën: [email protected]
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën