Kosova
Dy aksidentet me tre të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për dy aksidentet me fatalitet që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Një person ka vdekur e një tjetër ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes dy automjeteve që ka ndodhur dje në rrugën Kamenicë-Gjilan.
Personi i dyshuar pas trajtimit mjekësor është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“I dyshuari mashkull kosovar pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) për obduksion.
Ndërsa një aksident tjetër me fatalitet ndodhi të hënën në mbrëmje edhe në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Prizren.
Si pasojë e aksidentit në mes dy veturave dhe një kamioni kanë vdekur dy persona, ndërsa janë lënduar edhe tre të tjerë.
“Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tutje u tha se rasti është duke u hetuar.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik dhe për të shmangur rastet e tilla tragjike.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













