Kosova
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Malmos – shembuj suksesi nga Kosova në Suedi
Miranda Kajtazi dhe Bahtijar Vogel pa dyshim se janë shembuj suksesi nga Kosova në Suedi, transmeton albinfo.ch.
Këto dy figura të shquara janë me prejardhje nga Kosova po po lënë gjurmë të rëndësishme në fushën e shkencës dhe teknologjisë, ku Miranda Kajtazi është docente në Universitetin prestigjioz të Lundit, dhe Bahtijar Vogel, është udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë Mediale në Universitetin e Malmos.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi, pati kënaqësinë e veçantë të zhvillojë një takim në Universitetin e Malmos, ku u diskutua për tema të rëndësishme që lidhen me diplomacinë, shkencën dhe të ardhmen digjitale.
Gjatë një takimi të zhvilluar me ta, u diskutua për tema të rëndësishme që prekin diplomacinë, shkencën dhe të ardhmen digjitale.

Vogel prezantoi strukturën dhe punën e departamentit që drejton, duke theksuar roli e digjitalizimit në shoqëri si një mjet që hap mundësi të reja për zhvillim, inovacion dhe përfshirje.
Gjithashtu, u fol për mundësinë e një bashkëpunimi konkret në kuadër të programit “Horizon Europe”, që do të shërbente si një urë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve suedeze dhe atyre kosovare.
Është një krenari kombëtare të shohim profesionistë si Miranda Kajtazi dhe Bahtijar Vogel, të cilët me përkushtim, dije dhe vizion kontribuojnë në avancimin e shkencës dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në botë — duke ndërtuar ura të reja të dijes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











