Bota
DW: U sulmuan dy xhami në Gjermani
Gjatë javë së kaluar janë sulmuar dy xhami në Gjermani.
Sipas mediave gjermane sulmuesit hodhën gurë ndaj xhamisë Qëndrore në Kassel duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Kjo xhami menaxhohet nga Komuniteti Islam Turk (DITIB), kurse kryetari i bordit të xhematit Seyfettin Eryoruk tha se sulmi ka ndodhur në momentet kur në xhami nuk kishte askush.
Krahas sulmit të kësaj xhamie, ka ndodhur edhe një sulm tjetër, në shënjestër të sulmit vandal ishte edhe xhamia Rahman në Bremen, ku më së shumti frekuentohet nga afganët dhe pakistanezët, shkruan Deutsche Welle përcjellë albinfo.ch.
Në këtë sulm sipas autoriteteve të sigurisë, sulmuesit grisën të paktën 50 Kurana dhe disa prej tyre i hodhën në toalet.
Ndaj këtyre sulmeve ka pasur reagime nga Konsulli Turk në Frankfurt, Burak Kararti, i cili bëri thirrje autoritetve gjermane të kapin autorët dhe të nxjerrin para drejtësisë.
Reagim ndaj këtyre sulmeve ka pasur edhe nga deputeti i Unionit Demo-kristian (CDU) në parlamentin krahinorë Oguzhan Yazici, i cili u bëri thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa dhe të mbrojnë xhamitë dhe sinagogat në mënyrën e duhur.
Në të dyja rastet prokuroria ka nisur hetime, kurse më herët sulme të ngjashme në xhamitë në Gjermani, pretendohet se kanë kryer simpatizuesit dhe protagonistët e Partisë Kurde PKK.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











