Shqipëri
DW: Priten 15 milionë turistë në Shqipëri deri në fund të vitit 2025
Shqipëria pret fluks turistik
Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur ndërsa paarshikohet të ketë fluks turistësh të huaj gjatë këtij viti.Media e njohur gjermane Deutsche Welle i ka kushtuar një artikull atraksioneve turistike në vendin tonë.Në vitin 2024, më shumë se 11.7 milionë turistë të huaj vizituan vendin e vogël ballkanik ndërsa pritet që ky numër të rritet në 15 milionë deri në fund të vitit 2025, një shifër gati katër herë më e madhe se popullsia e vendit, përcjell albinfo.ch.
Për të konkurruar në një rajon të dominuar nga lojtarë të mëdhenj të turizmit, të vendosur prej kohësh, si Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa vetëm çmime të ulëta dhe plazhe piktoreske.
Kjo është arsyeja pse disa hotele po provojnë një qasje të re: duke ofruar përvoja kulturore si vallet popullore dhe degustimet e ushqimeve lokale për të krijuar një lidhje më të thellë midis mysafirëve dhe kulturës locale thuhet në shkrim.Sipas Deutsche welle kjo rritje e fluksit turistik vjen me sfida të mëdha: mungesën e stafit të kualifikuar dhe presionin për të ruajtur autenticitetin. Shqipëria tashmë nukvlerësohet si një destinacion me kosto të ulët, por një konkurrent në rritje. Vetëm në periudhën janar-mars Shqipërinë e kanë vizituar 34 mijë e 405 turistë gjermanë duke pësuar një rritje me 18.7% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë që pritet një numër edhe më i lartë sidomos gajtë sezonit veror.Ndërkohë në total Shqipëria ka pritur në 4 muajt e parë rreth 2.45 milionë shtetas të huaj.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











