Shqipëria
Durrësi, plazhi më i qetë në Evropë
Kompania ajrore “Wizz Air” së fundmi ka publikuar listën me plazhet më të qeta në Evropë.
Këto destinacione janë ideale nëse doni të shijoni fundin e verës në qetësi.
Plazhi në Durrës është në vendin e parë.
“Wizz Air” analizoi më shumë se 50 vende evropiane dhe plazhet e tyre më të njohura, sipas medias Metro.
Përgatitja e kësaj liste përfshinte matjen e plazhit, ndarjen e zonës me madhësinë e peshqirit dhe më pas ndarjen me numrin mesatar të vizitorëve në ditë për të përcaktuar se sa hapësirë mund t’i ofrojë çdo plazh një vizitori.
Plazhi në Durrës, i cili është rreth 10.5 kilometra i gjatë, ka marrë notën 64.5, duke mposhtur vende të njohura në Francë, Portugali, Spanjë.
Lista e plotë e plazheve më të qeta evropiane:
Plazhi i Durrësit – 64.5
Plazhi në East Sussex të Britanisë – 61.1
Plazhi në Braq të Kroacisë – 54.1
Plazhi në Borsh të Shqipërisë – 43
Plazhi në Ramatuelle të Francës – 33.8
Plazhi në Algarve të Portugalisë – 24.3
Plazhi në Budva të Malit të Zi – 20.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











