Lajme
Durrësi, opcion për pushime
Krahas plazheve të njohura në vende si: Italia, Spanja, Franca, edhe Durrësi radhitet në një ndër plazhet, i cili këshillohet për pushime
Në faqen e gazetës britanike “The Independent”, Shqipëria, veçanërisht plazhi i Durrësit, radhitet në mesin e 50 plazheve që ia vlen të kalohen pushimet.
“Ju jeni ngopur me turmat? Me një fluturim nga Gatewick në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Shqipëri, merrni një taksi për në bregdet”, këshillon kjo faqe për turistët të cilët kërkojnë të kalojnë pushimet në këtë sezon verorë.
“Durrësi është një nga vendet kryesore turistike që nuk duhet harruar, ka mjaft hotele të arsyeshme duke ofruar vlera të mira me një diferencë mjaft të vogël nga ato çfarë ofrohet nga kompanitë italiane. Ata që janë tifozë resortesh dhe kërkojnë të kalojnë ditë të paharrueshme, mund të gëzohen duke qëndruar në hotelet e shumta”, shkruan “The Independent”, transmeton infoglobi.
Nuk është hera e parë që mediet e huaja e cilësojnë Shqipërinë si një nga vendet e bukura që ia vlen të kalohen pushimet. Në shkurt të këtij viti po nga kjo e përditshme britanike, Shqipëria u cilësua si “një dashuri e re mesdhetare”, si një nga destinacionet më të nxehta të vitit 2011, duke radhitur një sërë pikash kyçe pse ia vlen që në Shqipëri të kalohen pushimet.
Historia e lashtë që daton nga qytetërimet ilire, greke dhe romake bëhet një pikë e nxehtë arkeologjike, ushqimi tradicional, peizazhi mahnitës, plazhe të qetë me temperatura të ngrohta janë ato çka citojnë mediet e huaja duke e cilësuar Shqipërinë si një nga destinacionet më të mira turistike.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











