Shqipëria
Durrës: Ekspertët zviceranë po inspektojnë objektet e dëmtuara
Ekspertët e verifikimit pas tërmetit po vijojnë ende vlerësimin e objekteve në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve të fundit, grupet e ekspertëve, inxhinierëve dhe arkitektëve shqiptarë së bashku me ata të huaj, zviceranë, italianë, francezë, rumunë dhe izraelitë po vijojnë vlerësimin e objekteve në qytetin e Durrësit.
Duhet theksuar se pas inspektimeve të kryera në çdo shtëpi, ekspertët u shpjegojnë banorëve se nëse pallati apo ndërtesa ka një shenjë të kuqe, do të thotë që konsiderohet e pabanueshme, dhe nëse pallati ka një kryq jeshil, do të thotë se nuk është i dëmtuar nga tërmeti dhe se ata mund të kthehen të qetë në banesën e tyre.
Pas tërmetit të ndodhur në Shqipëri, ndër shtetet e para që reagoi në ndihmë ishte pikërisht Zvicra, duke dërguar shumë ekspertë zviceranë për punën në terren në vlerësimin e gjendjes dhe stabilitetin e ndërtesave në Shqipëri, veçmas në zonat e prekura nga tërmeti, shkruan albinfo.ch.
Disa ekipe specialistësh të mobilizuar nga Qeveria zvicerane qëndruan në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rëndë në dekadat e fundit.
Ekipi përfshiu shumë ekspertë në dy fusha të cakuara si inxhinierë që vlerësuan gjendjen e ndërtesave dhe ekspertë që vlerësuan nevojat dhe planifikimi i veprimeve në përgjigje të tyre. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










