Gruaja
Duke marrë pjesë në zgjedhje ne bëhemi pjesë e ndryshimeve politike në vend
Të shfrytëzojmë të drejtën e votës sonë që kemi në Gjenevë dhe të votohet për një zvicerane e kosovare siç është Arta

Jemi në prag të zgjedhjeve komunale në kantonin e Gjenevës. Arta Kryeziu është anëtare e partisë së të Gjelbërve në Gjenevë dhe kandidate për këshilltare komunale në komunën e Meirinit, për zgjedhjet që mbahen më 13 mars.
Arta Kryeziu jeton në Gjenevë prej vitit 1994. Me profesion është edukatore sociale dhe mediatore ndërkulturore.Miqësia me disa veprimtarë të partisë së gjelbër, i ka dhënë mundësinë Artës që të njoftohet më afër me qëllimet e kësaj partie. Mjedisi, politika e integrimit të të huajve si dhe politika sociale e kësaj partie, kanë bërë që Arta të jetë anëtare e këtij subjekti politik para 6 viteve.
Pse pikërisht keni zgjedhur partinë e te Gjelbërve?
Të Gjelbrit gjithnjë kanë qenë dhe mbeten dashamirë të komuniteteve të huaja, po ashtu mund të theksojmë se shumë pjesëtarë të kësaj partie janë edhe miq të ngushtë të shqiptarëve. Për të qenë edhe më afër komunitetit tonë, disa prej tyre kanë vizituar dhe vazhdojnë ta vizitojnë Kosovën. Kjo parti është njëra ndër partitë që përkrah dhe tregohet më e angazhuar ndaj politikës së integrimit të kulturave shumëngjyrëshe që njëherësh përbëjnë edhe pasurinë zvicerane.
Sa mendoni se kjo parti përgjigjet në kërkesat e komunitetve të huaja në Gjenevë apo Ch. Dhe ju, me angazhimin e juaj, çka synoni të krijoni, të vazhdoni apo të korrigjoni në gjirin e kësaj partie?
Unë angazhohem për dëgjimin e zërit të rinisë si dhe plotësimin e kërkesave të kësaj të fundit. Angazhohem gjithashtu për favorizimin e dialogut dhe bashkëjetesës së popullatave të ndryshme që jetojnë në komunën e Mejrinit. Njëkohësisht dëshiroj të zhvilloj projekte në favor të një integrimi më të mirëfilltë të banorëve në shoqërinë mejrinase. Përmes projekteve mjedisore, unë synoj që të sensibilizoj sa më shumë banorët e Mejrinit lidhur me rëndësinë që të gjithë duhet t`i kushtojmë ambientit dhe planetit në të cilin jetojmë.
Sa për është i rëndësishëm për ju angazhimi direkt i popullatës me origjinë kosovare në jetën politike zvicerane dhe pse?
Politika është një mjet shumë efikas për të shqyrtuar kërkesat, mospajtimet ose ambiciet e popullit. Ne si komunitet shqiptar, jemi ballafaquar shpesh herë me mospajtime lidhur me imazhin tonë. Atëherë, a nuk është e dobishme që të zgjedhim këtë alternativë për të ngritur zërin kundër këtij fenomeni që shpesh here duhet luftuar? Përmes inkuadrimit në politikë ne mund dhe duhet t´íu tregojmë atyre etiketuesve, se edhe ne shqiptarët jemi qytetarë të ndershëm dhe dimë t´i mbrojmë vlerat tona, duke mbrojtur njëkohësisht edhe ato të shtetit në të cilin jetojmë.
Si mund ta përshkruani angazhimin politik të popullatës kosovare ne Gjenevë? Në çfarë niveli gjendet ai?
Në Gjenevë, komuniteti shqiptar ka filluar gradualisht të kuptojë rëndësinë e angazhimit politik. Çdo 4 vite, jemi duke vërejtur se numri i shqiptarëve në skenën politike është më i madh. Kjo dëshmon interesimin që edhe vet zviceranët kanë për t´u dhënë hapësirë shqiptarëve dhe komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Gjenevë.
Cilat janë angazhimet tuaja gjatë kësaj fushate elektorale?
Gjatë kësaj fushate elektorale, në mënyra të ndryshme, partia e të gjelbërve sensibilizon opinionin publik. Përmes aktiviteteve të kapshme për vëmendjen e qytetarëve, ky subjekt politik njofton më afër popullatën e saj me programin e tij. Ne, si kandidatë, në rrugë apo në ambiente të ndryshme njoftohemi dhe bisedojmë më gjerësisht në mënyrë direkte me qytetarët, duke mësuar më hollësisht kërkesat dhe nevojat e tyre.
Si mendoni se duhet mobilizuar popullatën me origjinë kosovare që të shfrytëzojë të drejtën e votës që ka në nivelin komunal (më së paku 8 vite qëndrim në Zvicër, me leje qëndrimi B ose C) dhe kantonal e nacional?
Shqiptarët që votojnë në nivelin komunal shpesh herë nuk e kanë të qartë mënyrën se si duhet votuar. Në komunën e Mejrinit përmes takimeve të ndryshme me bashkatdhetarët, janë prezantuar edhe kandidatët shqiptarë të partive të ndryshme. Kjo do të thotë se kandidatët kanë qenë të hapur për shpjegime lidhur me procedurën e votimit si dhe me zhvillimin e detajuar të programit politik. Në këto ambiente është shpërndarë edhe një trakt shpjegues në gjuhën shqipe për mënyrën e votimit dhe për arsyet pse duhet votuar një parti siç është ajo e të gjelbërve.
I njëjti shpjegim, u është dërguar nga aktivistët e kësaj partie edhe në kuti postare, përmes traktit në gjuhën shqipe. Ata që dëshirojnë shpjegime për procedurën e votimit, mund t`i adresohen vet partisë ose njërit prej kandidatëve. Të gjithë janë të gatshëm t`i informojnë qytetarët lidhur me mënyrën se si duhet votuar.
Cila është porosia juaj për banorët e Gjenevës?
Porosia ime për qytetaret do të ishte kjo: Nëse dëshiron të krijosh një shoqëri të shëndoshë, duhesh t´a respektosh veten, tjetrin dhe ambientin! Cilësi këto të domosdoshme që secili mund t´i gjejë te partia e të gjelbërve!
Andaj ju ftoj të votoni për Partinë e të Gjelbërve në Mayrin. Ju lumtë!
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës