Futboll
Dukagjini dhe Drita luajnë sot në Evropë
Dy përballje të vështira, Skuadra gjilanase do të ketë punë me skuadrën nga Republika e Çekisë, Viktoria Plzen
Liga e Konferencës vazhdon sot, ku pas Ballkanit, dy skuadra të tjera kosovare zbresin në fushë për të luajtur në rrethin e dytë. Drita dhe Dukagjini janë dy ekipet e tjera kosovare që luajnë në Ligën e Konferencës dhe sonte në mbrëmje zhvillojnë ndeshjet e radhës, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht nga ora 19:00, Drita do të zbresë në fushën e stadiumit “Doosan Arena” në Plzen, për t’u përballur me gjigantin çek Viktoria Plzen. Vendasit janë favorit në letër, mirëpo gjilanasit kanë udhëtuar për këtë takim që të marrin rezultat pozitiv.
E një orë më vonë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të fillojë dueli mes Dukagjinit dhe HNK Rijekës. Klinasit pasi kaluan me sukses raundin e parë, do të synojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në të dytin. Synimi i skuadrës klinase është që të shfaqë lojë të bukur dhe ta befasojë skuadrën e madhe kroate që gjithashtu është favorit në letër.
Aventurën në këtë kompeticion e nis sot edhe nënkampioni i Kosovës, Drita. Skuadra gjilanase do të ketë punë me skuadrën nga Republika e Çekisë, Viktoria Plzen. Ndeshja e parë luhet në Çeki, sonte me fillim nga ora 19:00.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












