Lajme
Duhet normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, thotë Jovanoviq
"Duhet bërë të qartë se prioritet i Serbisë është krijimi i kushteve për serbët në Kosovë", ka theksuar Jovanoviq në një tribunë në Nish

Lideri i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se politika serbe ndaj Kosovës plotësisht ka pësuar disfatë.
Për këtë gjë sipas tij, është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënjeve me shqiptarët e Kosovës, raporton Ina.
“Duhet një kthesë momentale në politikën tonë ndaj Kosovës, dhe ashtu duhet bërë të qartë se prioritet i Serbisë duhet ë jetë krijimi i kushteve normale për serbët në Kosovë”, ka theksuar Jovanoviq në një tribunë të organizuar nga Fondacioni gjerman “Fridrih Nauman” në Nish.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënjeve me shqiptarët e Kosovës mund të fillojë vetëm atëherë kur do të respektojnë interesat e tyre të konkretizuara në realizimin e shtetit të tyre, që është njohur siç tha ai nga 100 shtete të OKB-së.
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€