Shkurt.ch
Duhanxhinjtë fillojnë kundërsulmin!
Federata e gastronomëve të kantonit të Cyrihut GastroZürich është duke shqyrtuar një iniciativë për zbutjen e ndalesës për pirje të duhanit.
Pas fiaskos që pësoi në nivel të shtetit iniciativa për ashpërsimin e ndalimit të duhanit, gastronomët kanë filluar të shpresojnë se janë pjekur kushtet për një kthesë në drejtim të kundërt. Kështu, federata e gastronomëve të kantonit të Cyrihut GastroZürich është duke shqyrtuar lancimin e një iniciative të re kantonale për zbutjen e ndalesës për pirje të duhanit.
“Ne do të bëjmë një konsultim të menjëhershëm me anëtarësinë tonë për të vendosur nëse do ta marrim iniciativën menjëherë ose jo”, ka thënë për radion DRS kryetari i GastroZürich Ernst Bachmann.
Ndërkohë, ideja nga Cyrihu nuk gjen mbështetje e duhur nga federata e gastronomüëve në nivel federal, GastroSuisse. “Askujt nuk mund t`i ndalohen mendimet. Por unë mendoj se në momentin aktual kjo nuk është e mundur”, ka thënë kryetari i GastroSuisse Klaus Künzli.
Ndalesa e duhanit në kantonin e Cyrih ka filluar në vitin 2010 dhe ajo në këtë kanton shkon më larg se që kërkohet në ligjin federal. kështu, në Kantonin e Cyrihut, fjala vjen, ndalohen edhe lokalet e vogla ku konsumohet duhani.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









