Kosova

Dueli i Robin Krasniqit, mbyllen dy rrugë përkohësisht në Prishtinë

Të shtunën zhvillohet dueli i boksit mes Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedi.

Kësisoj, Komuna e Prishtinës ka vendosur të ndalojë qarkullimin në dy rrugë dhe të ndalojë parkingun pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, deri të dielën në mëngjes.

“Me këtë rast ju njoftojmë se rruga “Enver Zymberi” dhe  rruga “Rinia” do të mbyllen përkohësisht për qarkullim, nga ora 07:00, ditën e shtunë deri në orën 07:00 ditën e diel. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për largimin e veturave nga parkingjet përreth stadiumit ‘Fadil Vokrri’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.