Uncategorized
Dua tregon për synimet e saj
Ajo në një intervistë për revistën ‘Interview’ tregon për synimet e saj, por edhe karrierën e deritanishme. Dua shpërtheu me këngën “Hotter Than Hell”, por edhe shumë hite të tjera
Një nga këngëtaret shqiptare që po shijon sukseset në skenën ndërkombëtare është Dua Lipa. Ajo është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në skenën muzikore.
Ajo në një intervistë për revistën ‘Interview’ tregon për synimet e saj, por edhe karrierën e deritanishme. Dua shpërtheu me këngën “Hotter Than Hell”, por edhe shumë hite të tjera, përcjell albinfo.ch.
21-vjeçarja është duke u përgatitur për albumin e saj debutues, dhe ajo për të qenë e sinqertë ka thënë se dëshiron të jetë ‘një libër i hapur’ për fansat e saj. “Unë jam duke u përpjekur që të jem sa më e lirë me audiencën”.
Ajo kohët e fundit ka qenë vetëm në industrinë e muzikës dhe nëse nuk do të kishte një qëllim do ta humbiste atë që e dëshiron. “Unë kurrë nuk e kisha një Plan B. Gjithmonë duhet që vëmendjen tuaj ta përqendroni në synimet që keni. Kjo është shumë e rëndësishme për mua, duke mos harruar qëllimin tim. Kurrë nuk ndalem së punuari. Nëse e dëshironi diçka, atëherë duhet të punoni shumë dhe të mos dorëzoheni”, është shprehur 21-vjeçarja e lindur në Angli, por me prejardhje nga Prishtina.
Ajo është shprehur entuziaste për albumin e ti që do të dalë më 2 qershor dhe beson se do të jetë i suksesshëm, si dhe një përvojë e paharrueshme në karrierën e saj.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











