Shqipëria
Dua Lipa tregon sa do të japë për të prekurit nga tërmeti
Së fundi Dua Lipa ka bërë të ditur në një postim në Instagram, ku ka treguar se ajo, bashkë me familjen tashmë kanë vendosur që të dhurojnë për vendin tonë të ardhurat që do të vijnë nga shitja e produkteve të kompanisë së saj “Bond.nyc”.
“Ky 28 Nëntor, Dita e Flamurit tonë Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi.
Si gjithmonë, të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.
Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.
Përveç donacioneve personale të mia dhe familjes sime, unë do të bashkohem me miqtë e mi, Kushtrimin dhe Arbenin nga bond.nyc për të krijuar produkte të kompanisë së tyre, të cilat do të shiten në gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë, me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.
Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë dhe në momentet si ky ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të bashkuara.
Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura.
Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur”, ka shkruar Dua në postimin e saj, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













