Kosova
Dua Lipa: Tirana ka vend të veçantë në zemrën time
Dua Lipa videomesazh të rinjve shqiptarë në hapjen e TEYC: “Tirana mban një vend special në zemrën time. Mezi pres të jem aty me ju”
Në një videomesazh, ylli i muzikës botërore, shqiptarja Dua Lipa, u është drejtuar të gjithë të rinjve shqiptarë duke i përshëndetur sot në ceremoninë hapëse të eventeve të “Tirana European Youth Capital 2022”. Dua Lipa ka premtuar një tjetër vizitë në Tiranë, në kuadër të aktiviteteve për “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”.
“Përshëndetje, çuna, përshëndetje kryebashkiakut Erion. Shpresoj që po kaloni të gjithë mirë! Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festës tuaj të madhe që do të zgjasë gjithë vitin në Tiranë, Kryeqyteti Europian i Rinisë. Tirana mban një vend special në zemrën time, jo vetëm prej rrënjëve të mia shqiptare, por gjithashtu dhe për atmosferën pozitive dhe energjinë e mrekullueshme.
Tirana është si një shtëpi për mua dhe dua që e gjithë bota ta dijë. Kjo është një mundësi e mirë për t’i treguar Europës talentin dhe potencialin e rinisë shqiptare. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve në Tiranë dhe jam e sigurt që secila prej tyre do jetë një sukses. Mezi pres të jem aty me ju, me miqtë e mi dhe të bashkohemi në festën tuaj, por deri atëherë ju dërgoj shumë puthje”, u shpreh në videomesazhin e saj Dua Lipa.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













