Muzikë
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në “BBC Live Lounge”
Duket se sensacioni i fundit në muzikë, Dua Lipa, e ka interpretuar një ‘cover’ të këngës së artistes së re Arlo Parks, “Eugene”, në shoun e radios “BBC Live Lounge”, përcjell albinfo.ch.
Dua performoi live disa këngë të saj në këtë ngjarje, përfshirë edhe një version të ripërpunuar të hitit të Parksit të lansuar në vitin 2020, i cili ishte pjesë e albumit të saj debutues “Collapsed in Sunbeams”.
Në interpretimin e këngës “Eugene”, Lipa në skenë shoqërohej nga një kitarist dhe tri tri këngëtare shoqëruese. Performanca rezultoi mjaft e mirë dhe e ndjeshme, derisa në mesin e shumë personave që reaguan online ndaj saj ishte edhe vetë autorja e këngës, Arlo Parks, e cila e ndau në rrjetet sociale një video, ku shihet duke e shijuar interpretimin e këngës së saj nga Dua Lipa, dhe teksa e quajti këtë një moment special për të.
“Jam plotësisht e mahnitur. Dua më dukej sikur po fluturoja në ajër duke e dëgjuar interpretimin tënd të këngës ‘Eugene’ në BBC Radio 1. Çfarë momenti special për një performancë të qetë dhe tejet personale të këngës të cilën e kam shkruar në dhomën e ditës. Dua Lipa ti je një yll i vërtetë dhe po ndihem shumë e lumtur në këto momente”, kishte shkruar Parks në mesazhin shoqërues të videos.
Në fillim të këtij muaji u bë i ditur lajmi se këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, aktualisht e ka albumin më të madh të vitit 2021 në Britani të Madhe dhe njëkohësisht, “Future Nostalgia”, është shpallur albumi më i transmetuar në Spotify, me 4.7 milionë transmetime si dhe renditet si albumi i 23-të më i transmetuar në historinë e kësaj platforme muzikore.
Albumi i dytë i Lipës nga lansimi në mars të vitit të kaluar, ka vazhduar të jetë pjesë e toplistave zyrtare të albumeve më të mira për 33 javë rresht, dhe katër herë ishte pozicionuar në vendin e parë të këtyre toplistave.
Ndërkohë, së fundmi u bë i ditur lajmi se Arlo Pars dhe Dua Lipa janë pjesë e listës së artistëve, të cilët do të performojnë në edicionin e sivjetmë të ceremonisë shpërblyese “BRIT Awards”.
Në lajme të tjera, kryetari i Londrës, Sadiq Khan, i është përgjigjur lajmit se Dua Lipa po e përkrah atë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar, duke thënë se ndihet i nderuar që e ka mbështetjen e një superylli sikur pop këngëtarja Lipa.
Në reagimin e tij ndaj këtij lajmi, Sadiq Khan shkroi: “Dua është një nga talentet më kreative në botë dhe një ambasadore e jashtëzakonshme për qytetin e Londrës. Jam i nderuar që e kam mbështetjen e saj në këto zgjedhje”.
Javën e kaluar, këngëtarja me famë botërore i inkurajoi ndjekësit e saj në rrjetet sociale që të votojnë për kandidatin Khan në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Londrës, të cilat mbahen më 6 maj.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












