Gruaja
Dua Lipa, në turne në mbarë Amerikën
Turneu do të mbahet në shkurt dhe mars të këtij viti, në vende si Detroit, Çikago, Toronto, Nju Jork, Filadelfia, Boston, Uashington, Los Anxhelos e vende të tjera
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa do të mbajë një turne të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, ku ka shkruar në “Facebook” se është e lumtur që ky turne po realizohet.
Turneu do të mbahet në shkurt dhe mars të këtij viti, në vende si Detroit, Çikago, Toronto, Nju Jork, Filadelfia, Boston, Uashington, Los Anxhelos e vende të tjera.
Këngëtarja shqiptare është bërë e njohur në SHBA dhe ky turne pritet të përcillet nga një numër i madh i shikuesve.
Ndërkohë, Lipa pas bashkëpunimit me Sean Paul do të bashkëpunojë me DJ e mirënjohur holandez Martin Garrix.
Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se kënga e re do të publikohet më 27 janar, dhe ditë më parë kishte konfirmuar se kënga titullohet “Scared To Be Lonely”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















