Kultura
Dua Lipa në “Donau Insel Fest 2016” të Vjenës
Ky festival mbahet në një hapësirë 4.5 kilometra të gjatë, ku vendosen bina të ndryshme në të cilat performojnë bende e këngëtarë të shumtë, në të njëjtën kohë
Bildbordet e Dua Lipes tanimë mund t’i shohësh në çdo cep të Vjenës. Ato paralajmërojnë pjesëmarrjen e këngëtares shqiptare në festivalin e njohur “Donau Insel Fest 2016” në Vjenë të Austrisë, njofton “albinfo.ch”.
Këngëtarja e hitit “Be the One” do të performojë më 24 qershor para publikut austriak. Festivali “Donau Insel Fest” zgjatë tri ditë dhe është pa pagesë. Ai mbahet në një hapësirë 4.5 kilometra të gjatë, ku vendosen bina të ndryshme në të cilat performojnë bende e këngëtarë të shumtë, në të njëjtën kohë. Adhuruesit e muzikës të gjitha zhanreve argëtohen sipas shijes së tyre.
Vitin e kaluar ky festival është vizituar në afro 4 milion njerëz.
Dy vite më parë në këtë festival ka performuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora.
Sipas faqes së këtij festivali, Dua Lipa do të shfaqet në skenë rreth orës 19.00, ndërsa të shtunën më 25 qershor i ftuar special do të jetë këngëtari Sean Paul, transmeton albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri