Muzikë
Dua Lipa merr një rol në filmin “Barbie”
Dua Lipa do të vazhdojë shkëlqimin e saj në Hollywood
Bëhet e ditur se Dua Lipa pas afirmimit të saj në skenën ndërkombëtare të muzikës si një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop të dekadës së fundit, tani është gati të pushtojë Hollywood-in, përcjell albinfo.ch.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Dua Lipa do të ketë një rol në filmin “Barbie”, përkrah protagonistes australiane, Margot Robbie.
Kjo nuk është aventura e parë e Dua Lipës në ekranin e madh. Vitin e kaluar ajo debutoi me një rol në filmin “Argylle”, interpretim i cili me sa duket ra në sy të producentëve të Holliwoodit.
Filmi “Barbi” pritet të jetë një sukses në sallat e kinemave jo vetëm për faktin se trajton historinë e një prej kukullave ikonë në industri, por edhe për shkak të kastës së aktorëve të njohur.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













