Lifestyle
Dua fiton çmimin “Solo artistja e vitit”
Dua e fitoi çmimin "Solo Artistja më e mirë e vitit", duke u nderuar për suksesin që e ka shënuar albumi i saj debutues në mbarë botën.
Princi i Anglisë Charles dhe këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa, ishin ndër yjet e nderuar në ngjarjen e përvitshme “GQ Men of the Year Awards”, e cila u mbajt mbrëmë në Londër.
Dua e fitoi çmimin “Solo Artistja më e mirë e vitit”, duke u nderuar për suksesin që e ka shënuar albumi i saj debutues në mbarë botën.
Këngëtarja qe e pranishme në ceremoni për ta pranuar çmimin, me ç’rast i falënderoi të gjithë që e kanë pranuar kaq mirë muzikën e saj, dhe tha se ndihet shumë e nderuar me këtë shpërblim.
Yje të shumtë ishin të pranishëm në këtë ceremoni të organizuar nga revista prestigjioze për meshkuj “GQ”, të tillë si: Rose McGowan, Sacha Baron Cohen, Chris Hemsworth, Daniel Kaluuya, Rita Ora, Zendaya, Chaswick Boseman, Paul Weller, John Legend dhe të tjerë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














